Një 85-vjeçar shqiptar ndërroi jetë një ditë më parë në Indonezi për shkak të koronavirusit.
Krahas keqardhjes, lajmi shkaktoi gjithashtu habi për faktin se çfarë e kishte çuar këtë të moshuar disa dhjetëra mijëra kilometra larg Shqipërisë për të ndërruar jetë pikërisht atje.
Mësohet se i moshuari shqiptar kishte shkuar prej disa muajsh në Indonezi bashkë me familjen. Vajza e tij është martuar me një shtetas të huaj dhe kishte marrë edhe prindërit për të jetuar në Xhakarta të Indonezisë ku ajo punon në një institucion të lartë financiar. Por, si duket gjithçka ka shkuar keq, shkruan abcnews.al.
Tre shqiptarët, pikërisht 85-vjeçari që ndërroi jetë, bashkëshortja e tij dhe dhëndri kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin.
Mësohet se vajza vetë ka dalë negative për koronavirusin ndërsa thuhet se dy të infektuarit janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Sa i përket të moshuarit të ndjerë, 85-vjeçari është varrosur nga autoritetet indoneziane. Ndërkohë, mësohet se në Indonezi gjenden edhe një çift shqiptarësh që nuk ka lidhje me familjen e mësipërme./abcnews.al/