Në sezonin 2012/13, Robin Van Persie, kapiten i Arsenalit, nuk pranoi të rinovojë me “Topçinjtë” dhe vendosi t’iu bashkohet rivalëve të përjetshëm të Manchester United. Sulmues holandez mori shumë kritika dhe urrejtje nga tifozët londinezë, që edhe sot e kësaj dite nuk e kanë harruar.
Duket se kjo histori do të përsëritet sërish, pasi Pierre-Emerick Aubameyang, nuk pranon të rinovojë dhe ekipi që ka shfaqur interes, është pikërisht Manchester United. Ish-lojtari i Arsenalit, Paul Merson, beson se Aubameyang do t’iu bashkohet “Djajve të Kuq” në verë.
“Manchester United kërkon me doemos një lojtar goleador, që të siguron 20-25 gola në Premier League. Aubameyang ka shënuar aq gola me një ekip si Arsenali, që ka vuajtur dekadën e fundit. Nëse nuk rinovon me Arsenalin, jam i bindur se do të transferohet tek United”, tha Merson./abcnews.al