Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa i ka inkurajuar që t’u rrinë pranë të sëmurëve, humbin jetën prej koronavirusit 18 priftërinj në Itali

schedule17:12 - 20 Mars, 2020

schedule 17:12 - 20 Mars, 2020

Të paktën 18 priftërinj kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Itali. Koronavirusi po përhapet edhe mes klerikëve pasi këta të fundit u ofrojnë mbështetje pacientëve të sëmurë.

Papa i ka inkurajuar priftërinjtë që të kenë guxim dhe të dalin e të mbështesin njerëzit e sëmurë. Gjithsesi, vizitat që ata kanë bërë tek repartet e kujdesit intesiv kanë bërë që ata të kenë kontakt me disa nga pacientët më të sëmurë.

Sipas gazetës Avvenire, të paktën 10 priftërinj kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Bergamo, afër Milanos. Pesë të tjerë kanë ndërruar jëtë në qyetin e Parmas, ndërsa raste të tjera kanë ndodhur në Bresvia, etj.



Më tej gazeta fetare shkuante se vdekjet e priftërinjve apo anëtarëve të tjerë të komunitetit janë aq të mëdha sa është e vështirë që të numërohen.

Si mjekët, ashtu edhe priftërinjtë e Italisë bjenë në kontakt me disa nga rastet më serioze të të sëmurëve dhe kjo i bën që të ekspozohen edhe vetë. Për krahasim,  sipas agjencisë së lajmeve ANSA të enjten numri i mjekëve që ndërruan jetë si pasojë e virusit ishte 13. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!