Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga lufta me koronavirusin në Itali veçanërisht në zonën e Lodit dhe të Bergamos ku vetëm në 24 orët e fundin kanë humbur jetën mbi 400 persona.
Shefi i qeverisë shqiptare në postimin e tij ka theksuar se e gjithë kjo katastrofë humanitare mund të jetë dhe si shkak i masave të vonuara në këto zona, ndaj ne duhet ta shmangim me çdo kusht katastrofën që po ndodh në Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/pcb.10157542007616523/10157541985651523/
Lodi dhe Bergamo janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. në Lodi masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.
? Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në lodi, ndërsa në bergamo ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe dallimi mes numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në dy zonat fqinje është tronditës!
? Në foton djathtas karvani i kamionëve të ushtrisë italiane, që transportonte mbrëmë nga bergamo drejt 12 zonave të tjera të italisë, trupat e viktimave të luftës, sepse krematoriumi i zonës ka mbingarkesë dhe nuk e përballon dot nevojën për djegien e kufomave???
? Ne duhet ta shmangim me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh ne Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunj, sepse nuk u mbrojt nga muri i masave shtrënguese!
? Durim, durim, durim! Nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë të gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë!”/abcnews.al