Çudia kësaj here vjen nga India.
Bëhet fjalë për një fermer supersticioz, i cili ndryshe nga dordolecat e frikshëm ka menduar të bëjë diçka tjetër.
Te ara, ai ka vendosur një poster gjigand të një pornostareje, që sipas tij, i mbron të mbjellat.
Chenchu Reddy ka ndërtuar një fermë prej 10 hektarësh tokë dhe sipas tij, ky vend ka tërhequr gjatë gjithë kohës vëmendjen e të gjithë banorëve apo dhe kalimtarëve që kalojnë aty afër.
Kështu që për t’iu ruajtur syrit të keq, ai mori vendimin që të vendoste te ara posterin e pornostares, Sunny Leone.
45-vjeçari ka pohuar për median lokale, “Hindustan Times”, se kjo “teknikë” ka funksionuar.
“Vit pas viti pësoja humbje për shkak të prodhimit të ulët. Produktet dukeshin të mira për disa kohë, por më vonë diçka nuk funksiononte. Ky vend ka qenë gjithmonë në vëmendjen e fshatarëve dhe të kalimtarëve. Për të shmangur syrin e keq mendova këtë ide, e cila ka funksionuar. Askush nuk po shikon ato që kam mbjellë unë”, tha 45-vjeçari./abcnews.al