Në studion e emisionit “Byro Politike” në Abc News me gazetaren Juli Xhokaxhi është pneumolog Arjan Mezini, nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Gjatë fjalës së tij, mjeku foli për pacientin 66-vjeçar nga Lushnja që ndërroi jetë ditën e sotme si dhe për planin që do të ndiqet nëse numri i të prekurve vazhdon të shtohet. Mezini shpjegoi se nëse situata rëndohet tek Infektivi, Senatoriumi do të jetë një spital i linjës së dytë, por e mira do të ishte që situata të mos shkojë deri aty.
Sa i përket pacientit që ndërroi jetë, ai u shpreh:
Është pacienti që në fakt, sot ka ndërruar jetë që u bë zinxhir për prekjen e një pjese të stafit. Si mjekë ashtu edhe infermierë. Ishte nje pacient që kishte probleme me veshkat dhe nga ana pulmonare.”
I pyetur nga Juli Xhokaxhi se si është të shndërrosh një spital si sanatoriumi në spital për t’u përballur me një virus të panjohur, mjeku tha që kjo është diçka e vështirë, por duhet bërë nëse vjen nevoja.
“Nuk është e lehtë. Jemi në pandemi, jemi në situatë luftë, do japim më të mirë. Shefqet Ndroqi do jetë spital i linjës së dytë. Nëse tejngopjet infektivi. Linja e tretë do të jetë Spitali Kirurgjikal dhe më pas nëse situata vazhdon të përkeqësohet do drejtohemi tek strukturat private….Kam një thirrje kam një thirrje: na ndihmoni që ky skenar të mbyllet brenda infektivit. Që të kemi sa më pak të infektuar, sa më pak humbje jete. Mjekët e vërtetë kësaj janë njerëzit që duhet të ruhen.”
I pyetur nëse mjekët tek “Shefqet Ndorqi” kanë marrë masa të shtuara, me veshje speciale, Mezini u shpreh se që pas rastit të pacientit që ndërroi jetë alerti është më i madh.
“Alerti është më i madh. Stafi i urgjencës është më veshje speciale. Kurse ne jemi të gatshëm për t’u veshur.”
Sa është i trajnuar personeli i “Shefqet Ndroqit”?
“Trajnimi ka filluar kohë më parë dhe tani është më intensiv.”