“Kam zero imunitet”, Apeli i djalit 6-vjeçar: Nëse doni që unë të jetoj, rrini në shtëpi!

schedule20:43 - 18 Mars, 2020

schedule 20:43 - 18 Mars, 2020

“Nëse doni që të më shpëtoni jetën, atëherë qëndroni në shtëpi”, kjo është thirrja që Pio, një 6-vjeçar nga Italia bëri me anë të një letre për njerëzit në vendin e tij.

Pio i është nënshtruar në transplanti dhe për këtë arsye, sistemi i tij imunitar nuk është aq i fortë saç mund të jetë në gjendje normale tek fëmijët, u ka kërkuar të gjithëve që ta mbrojnë atë dhe njerëzit e tjetër që janë të dobët nga ana shëndetësore.

Si mund ta bëni këtë? Duke qëndruar në shtëpi, ashtu siç ka bërë thirrje qeveria italiane dhe çdo shtet tjetër i prekur nga virusi korona.

Letra e 6-vjeçarit u publikua në Facebook nga nëna e tij, Amelia dhe ka marrë një numër të madh reagimesh.

Djali shkruan:

“E dini se çfarë do të thotë që të jesh imunodepresiv. Mund të ta shpjegoj me katër fjalë të thjeshta: zero antitrupa, zero sistem imun. Unë jetoj në Cesa, kryebashkiaku po mundohet me të gjitha mënyrat që të më mbrojë mua dhe njerëzit e tjerë të dobët si unë, por… nëse nuk qëndroni në shtëpi, përpjekjet e tij do të shkojnë kot…mendojeni..faleminderit.”

Nëse Pio infektohet me koronavirus, jeta e tij mund të vihet seriozisht në rrezik. Italia mbetet vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi me një numër prej 35,713 të infektuarish dhe 2,978 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!