Mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj, i është bashkuar sfidës “Gol në shtëpi” dhe me videon e tij, ka treguar saktësinë që ka. Por, ka treguar dhe sensin e tij të humorit, si dhe aftësitë e tij në aktrim.
Numri 8 i verilindorëve shihet teksa bën punët e tij të shtëpisë, duke pastruar oborrin me një fshesë. Më pas, Limaj merr një top dhe pasi e mban në ajër disa herë, gjuan dhe e çon në koshin e mbeturinave, duke treguar një saktësi fantastike.
Aktrimi i mesfushorit nuk mbaron këtu, pasi në mënyrë epike, merr sërish fshesën në dorë dhe vazhdon rutinën e punëve të shtëpisë. Një video për të mos u humbur./abcnews.al