Tritan Kalo flet në Abc News për ilaçin që po bën “magjinë” me koronavirusin: Si po i trajtojmë të sëmurët

schedule18:29 - 18 Mars, 2020

schedule 18:29 - 18 Mars, 2020

I ftuar në studion e “ABC News”, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur për pandeminë që tashmë ka prekur shumë vende të botës. Kalo gjithashtu ka folur edhe për situatën në të cilën është përfshirë vendi duke treguar edhe për gjendjen e personave që tashmë janë në Spitalin e Infektivit të prekur me koronavirus, ai u shpreh se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Kontakti i parë që ne e njohim si pacient po shërohet. Te dy pacientet që janë paraqitur në spital janë klinikisht mirë. Pacienti i parë në rastin konkret i rrituri, klinikisht ka evoluar më shpejt duke na dhënë shpresën se në fund të ditës 10, të provojmë nëse është negativizuar ose jo. Negativizim do të thotë se nuk ka më virus. Në bazë të protokollit të sotëm duhet të jenë dy kultura negative në mënyrë që të bindet se nuk përben me rrezik.

Kemi 28 të sëmurë në Spitalin e Infektivit dhe tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik”.

Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.

Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”.

Gjithashtu ai theksoi se sistemi imunitar mund të reagojë më shpejt ndaj hyrjes së një agresori. “Në organizimin tonë sa më shumë të jetë e mundur është që përhapja e virusit të mos prekë organet si zemra, por të kufizohet aty ku hyjnë.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, mjeku infeksionist tha se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë.

Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.

Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen:, u shpreh ai.

Sa i përket viktimës së dytë që humbi jetën Kalo tha se  kishte sëmundje të pashërueshme.

“Nëse vijnë nga zona të kuqe me infeksion maksimal, nëse kanë pasur kontakt më të sëmurin, nëse kanë qënë në spital duhet t’ja bëjnë me dije mjekut , për shkak se një gjë e tillë është fshehur dhe ka sjellë infektime te tjera. Në këtë pandmei të madhe më të rrezikuar janë personeli mjekësor.

Mjeku infeksionist këshilloi se në përbërje të një ekipi mjaft të devotshëm nuk ka asnjë të shtruar dhe në terapi intesive janë vetëm tre.

“59 është numri në Spitalin Infektiv sot. Kanë virusin por nuk kanë tablonë kimike. Të sëmurëve i kemi përcaktuar qartë se nëse kanë më të voglën shenjë, me vështirësi në frymëmarrje, duhet të njoftojnë. Mund të ndodhë një përhapje infeksioni në të gjithë organizmin me temperstura të ulëta. Rëndësi ka të shohim se sa oksigjen është në gjendje organizmi të marrë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!