Ministria e Punëve të Jashtme këtë të mërkurë përmes një njoftimi për mediat u bën thirrje të gjithë qytetarëve që në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID 19 në vendin tonë duhet të ndalin të gjithë udhëtimet.
Në deklaratën e saj ministria thekson se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit dhe një pjesë e konsiderueshme shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Deklaraten e ben sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila me qëllim parandalimin e përhapjes së udhëzon të gjithë qytetarët te anulojne udhetimet.
Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.
Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx.
Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës./abcnews.al