Alabama/ Drejtori i spitalit tregon të vërtetën: Nuk ka teste për të gjithë të dyshuarit me COVID-19

schedule10:00 - 18 Mars, 2020

schedule 10:00 - 18 Mars, 2020

Nuk ka teste të mjaftueshme për të kontrolluar të gjithë ata që kanë frikë se janë të infektuar me koronavirus, tha  udhëheqësi i spitalit më të madh të Alabama

“Ne nuk jemi të përgatitur për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të testeve,” tha Rick Sutton, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë Juglindore.

Ka disa qindra në dispozicion në spitalet Dothan por ato janë të rezervuara për ata që shfaqin simptoma të rënda,  tha Sutton për një konferencë të përbashkët të personelit të urgjencës dhe drejtuesve të qeverisë.

Tani për tani, protokolli mbetet i pandryshuar. Ata që besojnë se kanë COVID-19 duhet të kontaktojnë mjekun e tyre përmes telefonit, me përjashtim të atyre që kanë simpotoma të rëdda dhe mendojnë se duhet të marrin kujdesin e  menjëhershëm.

Deri më tani në Alabama janë  39 raste të konfirmuara me  COVID-19 dhe fatmirësisht asnjë viktimë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!