Koronavirusi godet të 50 shtetet e SHBA, 108 të vdekur

schedule07:29 - 18 Mars, 2020

schedule 07:29 - 18 Mars, 2020

Koronavirusi ka goditur tashmë të 50 shtetet në SHBA, pasi Virxhinia Perëndimore raportoi rastin e parë me të infektuar. Duke konfirmuar pacientin e parë me Covid-19, Guvernatori i Virxhinias Perëndimore Jim Justice tha: “Ne e dinim që po vinte”.

Numri i të viktimave në SHBA ka shkuar dhe janë konfirmuar më shumë se 6.300 raste në shkallë vendi. Ndërkohë në nivel global, ka rreth 200,000 raste dhe gati 8,000 njerëz kanë vdekur.

Nënkryetari i SHBA Mike Pence tha se Shtëpia e Bardhë mund t’i bëjë thirrje ushtrisë amerikane të krijojë spitale në zona të nxehta virusi nëse kërkohet nga guvernatorët e shtetit.

Shefi i Pentagonit, Mark Esper tha se ushtria amerikane do të vërë në dispozicion pesë milion maska ​​ dhe deri në 2,000 ventilatorë për departamentin e Shëndetit në SHBA.

Pentagoni ka nisur mobilizimin për kthimin e aniljeve luftarake spitalore, në qendra për të pritur të infektuarit me Covid-19. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!