Ahmetaj tregon sektorët për investim nga sipërmarrësit italianë

schedule16:27 - 19 Shkurt, 2018

schedule 16:27 - 19 Shkurt, 2018

Energjia, agroindustria, infrastruktura dhe turizmi janë renditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, si sektorët, ku sipërmarrësit italianë kanë më shumë mundësi investimi. Në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka nënvizuar transparencën në procedurat e tenderimeve.

Me një shkëmbim tregtar me vlerë rreth 2 milionë euro në 10 muajt e parë të vitit 2017, Italia është partneri i parë tregtar dhe gjithashtu i pari investitor me prani të më shumë se 2662 kompanive.
Këto të dhëna i bashkohen kërkesës së ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që akoma edhe më shumë sipërmarrës italianë të investojnë në Shqipëri duke i renditur edhe sektorët.

Gatishmërinë për të hapur një kapitull të ri investimesh e shprehu në emër të bizneseve italiane nënsekretari për zhvillim ekonomik, Ivan Scalfarotto.

Një arsye më shumë pse duhet të vijnë më shumë italianë është atmosfera që do të gjejnë. Kryesuesi i delegacionit italian tregoi eksperiencën e tij.

Në forumin e biznesit Itali-Shqipëri u diskutua edhe për mundësitë e investimit në infrastrukturë. Ministri Damian Gjiknuri ia kishte bërë që në vitin 2015 ftesën, tre vjet më pas, u thotë se procedurat e tenderimeve janë ndër më transparentet./abcnews.al