E rëndë në Elbasan, 59 vjeçarja e infektuar “thyen” vetëkarantinimin

schedule18:37 - 17 Mars, 2020

schedule 18:37 - 17 Mars, 2020

Sa i përket qytetit të Elbasanit dhe të prekurve në këtë qytet një ngjarje e pakëndëshme është regjistruar ditën e sotme.

Gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi se 59 vjecarja, nëna e 31 vjeçarit i cili ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv në tiranë pasi është infektuar nga Koronavirusi, ka lëvizur ditën e sotme nga vetkarantinimi në shtëpinë e saj.

Edhe pse 59 vjeçarja është konfirmuar zyrtarisht se është prekur nga Covid-19, ka lëvizur me makinë private nga Elbasani drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al arsyeja e lëvizjes së 59 vjeçares nga vetkarantinimi kanë qenë problemet e tjera mjekësore që ajo ka patur.

59 vjeçarja u infektua nga djali i saj së bashku me bashkëshortin. Djali i saj, 31 vjeç u infektua nga Covid-19 pas vizitës së tij në Itali në zonën e Lombardisë.

Ndërkohë në urdhrin i qeverisë për ata që thyejnë vetëkarantinimin, aplikohet gjoba prej 700 000 lekë./abcnews.al