Solidarizim i madh i familjes Agnelli, dhuron 10 milion euro për Italinë

schedule17:56 - 17 Mars, 2020

schedule 17:56 - 17 Mars, 2020

Solidarizimi në Itali për të luftuar pandeminë e krijuar nga koronavirusi nuk mungon. Familja Agnelli që drejton klubin e Juventusit ka dhuruar plot 10 milion euro. Kjo shumë e konsiderueshme shkon për Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe fondacionin La Stampa, që është përkushtuar për t’iu përgjigjur nevojave sociale dhe shëndetësore të zonave të Torinos dhe Piemontes.

Siç raporton Radiocor, kompanitë e familjes Agnelli (Exor, Fca, Ferrari dhe Cnh Industrial) mbajnë kontakte të ngushta me Departamentin e Mbrojtjes Civile, për t’i ofruar vendit shërbime falas. Një flotë mjetesh për shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve në qytetet italiane te më nevojtarët, janë vënë në dispozicion të Kryqit të Kuq Italian dhe shoqatave të tjera vullnetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!