Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.
Kështu rezukton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 31,506.
Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 3,526 raste. Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 345 persona. Numri i viktimave në total shkon në 2,503 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 2,941.
Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,881 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje. /abcnews.al/


