Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar masat që duhet të marrë qeveria për të ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se le të jemi solidarë e të bashkuar në ndihmë të njeri-tjetrit.
“Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira, dhe për të ndihmuar ekonominë.Le të jemi solidarë e të bashkuar në ndihmë të njeri-tjetrit”, shkruan Basha./abcnews.al