Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shehu, kapiten i një ekipi pa para/ Klubi i tij në Poloni ka probleme financiare në sezonin e ri

schedule12:50 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:50 - 4 Gusht, 2026

U vlerësua si lideri i ekipit. Julian Shehu mori një dhuratë të madhe dhe të merituar në Poloni, duke u kthyer në numrin 1 të një skuadre të shquar si Vidzev i Lodzit, por duket se kapiteni nuk do ta ketë të lehtë.

Mediat polake, dhe saktësisht e përditshmja kryesore sportive, “Przheglad Sportovi”, shkruan se klubi i njohur ka probleme financiare dhe se nuk ka qenë e mundur të bëhen shpenzime të rëndësishme gjatë verës.

Numri 1 i klubit, biznesmeni Robert Dobrziçki, e lëshoi dorën sezonin e kaluar, por duke mos marrë frytët e asaj që shpresoi.



Megjithë kontratat e mëdha, megjithë afrimin e shumë futbollistëve, Vidzev mezi shpëtoi nga rënia për në kategorinë e dytë.

Lojtarë si Shehu e disa të tjerë dhanë gjithçka nga vetja që kjo të mos ndodhte, dhe ia arritëm qëllimit.

Vidzev, ish-ekipi I Bonjekut, Xhekanovskit, portierit të dikurshëm Mlinarçik, Smolarekut apo të shquarit tjetër Zhmuda, mbeti në Ekstraklasa, edhe pse fillimi nuk është aspak I mirë.

Në dy ndeshje janë arritur vetëm dy barazime, dhe për titull as nuk mendohet.

Ndoshta Julian Shehu do të jetë sërish I detyruar të japë shembullin me shiritin në krah për të mbijetuar dhe me shpresë se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!