Flamengo anulon gjithçka, trajneri Jorge Jesus rrezikon prekjen me Koronavirus

schedule23:02 - 16 Mars, 2020

schedule 23:02 - 16 Mars, 2020

Edhe trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, rrezikon të preket me Koronavirus. Kjo për shkak se testi i tij i parë, ka dalë pozitiv, por duhet të kryhet edhe një test i tillë (analizë gjaku), që të merret një përgjigje e plotë.

Flamengo ka ndërprerë gjithçka, duke mbyllur të gjitha ambientet e klubit. Jorge Jesus, 65 vjeç, ka humbur dhe një mik të tij për shkak të Koronavirusit, Mario Verissimo, që u nda nga jeta disa ditë më parë. Ditë shumë të vështirë këto në mbarë botën…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!