Në Fier u konfirmua sot rasti i 6-të me koronavirus. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se rasti i ri është bashkëshorti i 62-vjeçares që është prekur më herët.
Ky i fundit ka shoqëruar bashkëshorten në spital, dhe pas konfirmimit të saj është marrë në mbikqyrje. Pas testimit të bërë ai ka dalë pozitiv me virusin e ri.
Sipas të dhënave që kemi 62-vjeçarja ka patur edhe një dyqan që do të thotë se të gjithë personat që u ka shërbyer duhet të jenë të kujdesshëm.
Ndërkohë siç ka raportuar më herët gazetarja Valbona Davidhi mbrëmjen e sotme pritet të dalin rezultatet e stafit mjekësor të spitalit të Fierit, të cilët i kanë shërbyer 62-vjeçares. Kjo e fundit nuk u tregoi mjekëve që kishte ardhur nga Italia. Personeli mjekësor i është nënshtruar testimit të dytë, pasi pritet një përgjigje më korrekte për shkak edhe të fazës së inkubacionit që ka virusi. /abcnews.al