Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Seria A këtë sezon. Në mediat italiane qarkullojnë disa versione, se si mund të zhvillohet kampionati dhe të përfundojë në kohën e caktuar. Për momentin, Federata Italiane ka vendosur pezullimin e të gjithë aktiviteteve deri në datën 3 prill, por kjo datë edhe mund të shtyhet.
Ideja më e fundit që Seria A të rifillojë në muajin maj. Në mënyrë që kampionati të përfundojë ashtu siç është parashikuar, klubet do të luajnë nga një ndeshje çdo ditë. Duket si çmenduri, por ndoshta kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur këtë situatë.
Ndërkohë dhe kompeticionet europiane do të kenë një format të ri. Gjithçka do të vendoset të martën, ku UEFA do të bëjë një njoftim zyrtar. Ato priten të rifillojnë në qershor, ndërsa Euro 2020 do të shtyhet për në muajt e fundit të vitit. /abcnews.al