Rusi/ Sulm me armë në një koncert, disa persona të vrarë

schedule15:51 - 18 Shkurt, 2018

schedule 15:51 - 18 Shkurt, 2018

4 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë në një festival në jug të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga agjnecitë shtetërore të lajmeve RIA dhe Interfax. Sipas raportimeve në këtë ngjarje është vrarë edhe autori i sulmit. Të shtënat me armë zjarri u regjistruan në qytetin Kizlyar, një kryeqytet provincial i Republikës së Dagestanit. Agresori hapi zjarr ndaj turmës që po celebronte Festivalin Rus të Muzikës Folk. Më pas rojet e sigurisë ndërhynë duke ekzekutuar autorin. Sipas raportimeve, 3 nga të plagosurit janë roje sigurie. RIA Novosti shkruan se 4 viktimat ishin civilë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve. Ndërsa nuk përjashtohet dhe pista e terrorizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!