Situata kaotike që ka shkaktuar Koronavirusi, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në botën e futbollit. Thuajse të gjitha ndeshjet janë ndërprerë dhe futbollistët janë izoluar në shtëpitë e tyre. Por si po i kalojnë këto ditë izolimi yjet e futbollit?
Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, është një “maniak” i punës dhe vazhdon stërvitjen edhe në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij. Spanjolli shihte duke u stërvitur në një pistë vrapimi, duke ruajtur formën e tij fizike.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, vazhdon të japë këshilla për njerëzit, duke treguar si lahen duart në mënyrë të saktë. Gjithashtu, Mustafi shihet edhe duke u stërvitur dhe duke luajtur me fëmijët e tij.
Ndërsa kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, është po aq serioz edhe në shtëpi sa është në fushën e lojës. Stërvitja e tij: Me orare të përcaktuara dhe me rregulla strikte. Njëjtë si Thiago Silva, edhe Memphis Depay po vazhdon stërvitjen intensivisht, për tu rikthyer sa më shpejt nga dëmtimi.
“Netflix” për Neymar, i cili është shumë aktiv dhe në rrjetet sociale. Ander Herrera i ka bërë një rreng gruas së tij, duke e surprizuar me një gjarpër artificial. Paulo Dybala, i është futur me “kokë” gatimit, me sulmuesin argjentinas që ka marrë rolin e shefit të kuzhinës në shtëpinë e tij.
Këto futbollistë dhe shumë të tjerë, faqja e njohur Sporf i ka bërë bashkë në një video që zgjat tre minuta, që me shumë gjasa, do të bëhet virale në orët e ardhshme. Ja që futbollistët kanë talent dhe jashtë fushe…/abcnews.al
? Playing pranks on their families.
? Learning how to bake.
? Ping-Pong tournaments.
? Here’s how footballers have been spending their free time! pic.twitter.com/iMKfnxmAda
— SPORF (@Sporf) March 15, 2020