Mbrojtës edhe jashtë fushe, shoku i Berishës kryen gjestin e mrekullueshëm

schedule16:40 - 15 Mars, 2020

schedule 16:40 - 15 Mars, 2020

Heronjtë dhe njerëzit guximtarë nuk mungojnë në kohë të vështira. Njëri prej tyre është Thiago Cionek, mbrojtësi i Spal dhe shok skuadre me Etrit Berishën. 33-vjeçari polak, i cili ka lindur në Brazil, ka frenuar një vjedhje në qytetin e Ferrarës.

Dikush vodhi një dyqan cigaresh në qendër të qytetit dhe Cionek e ndoqi me vrap deri sa e kapi. Gjesti i tij ka marrë dhenë dhe kryetari i bashkisë e ka falënderuar publikisht në një prononcim për La Repubblica.

E telefonova menjëherë Cionek pasi e mora vesh lajmin. E falënderova dhe dua ta falënderoj sërish. Ai ka kryer një gjest bujarie dhe altruizmi. Të përballesh me një hajdut dh eta ndalesh atë pa pasur fare frikë, do të thotë që e do me zemër qytetin”, deklaron Alan Fabri. /abcnews.al