Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ibra në dilemë për të ardhmen, Milani në hall të madh me Lucas Paqueta

schedule13:20 - 15 Mars, 2020

schedule 13:20 - 15 Mars, 2020

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic te Milani është në dyshim. Sulmuesi suedez ndodhet pranë familjes së tij në Stokholm dhe kjo periudhë do t’i shërbejë atij për të reflektuar se çfarë do të bëjë në verë. Largimi i Zvonomir Boban nuk është pritur mirë prej tij, ndërkohë që në rrezik janë edhe Paolo Maldini dhe Stefano Pioli.

Pikërisht ata që e bindën sulmuesin të rikthehet në Serie A dhe të ndihmonte kuqezinjtë për të arritur objektivin Champions. Paqartësitë te Milani janë të mëdha, me drejtuesit e klubit që po mendojnë për paga tavan, që shkojnë në 3 milion euro, si dhe ndërtim i një skuadre me lojtarë të rinj. Që Zlatan të qëndrojë, do të duhen përforcime.

 

DILEMA TJETËR – Milani ka rënë në hall me fantazistin Lucas Paqueta. I blerë vjet në janar, mesfushori këtë sezon ka pasur pak hapësira dhe kuqezinjtë po mendojnë ta shesin brazilianin. Nga ana tjetër synohet që të mos pësohet një humbje e madhe në aspektin financiar.

Milani e ka blerë atë te Flamengo për shumën e 39 milion eurove dhe tashmë kërkon minimalisht 25. PSG është lakuar shpesh si i interesuar për Paqueta, për faktin që Leonardo ishte ai që e transferoi në Serie A dhe tani thuhet se e do në Francë mesfushorin e krahasuar me Kaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!