Familja e Jan Vertonghen është tmerruar në mesjavë, pasi katër persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e mbrojtësit belg të Tottenham. Duke ditur që ai ishte në Gjermani, duke luajtur ndeshjen e Champions League kundër RB Leipzib, grabitësit kanë mësyrë në shtëpinë e tij.
Rreth orës 20:00 ata kanë hyrë brenda dhe aty ndodhej bashkëshortja e Vertonghen, Sophie De Vries, dhe fëmijët e mbrojtësit, djalë e vajzë. Normalisht ata kërkuan për para dhe bizhuteri, për t’u larguar më pas nga shtëpia. Gjatë kohës së grabitjes ata kanë mbajtur nën kërcënim familjar e Vertonghen me thika dhe hanxharë.
“Express” raporton se Sophie De Vries ka qenë e tmerruar dhe ka ndjekur udhëzimet e grabitëvse, që kanë marrë edhe disa objekte elektronike. Policia po heton dhe ka marrë në pyetje banorët e zonës, ndërkohë që klubi i Tottenham po i qëndron pranë Vertonghen dhe familjes së tij.
Besohet se bëhet fjalë për një grup që gjuan rastin kur lojtarët janë duke luajtur ndeshje dhe vërshojnë drejt shtëpive të tyre. Mamadou Sakho e ka provuar në kurriz më parë, teksa i vodhën sende me vlerë 500 mijë sterlina, ndërkohë që ai ishte duke luajtur me Crystal palace kundër Southampton në transfertë. /abcnews.al