Urimi i Presidentit Thaçi: Jemi vend i bekuar

schedule15:34 - 17 Shkurt, 2018

schedule 15:34 - 17 Shkurt, 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur të urojë 10 vjetorin e pavarësisë së vendit me anë të një postimi në profiling e tij në Facebook. Kreu i shtetit kosovar shkruan se dhjetë vjet më parë u realizua ëndrra e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Më tej ai shton se shpallja e pavarësisë së Kosovës është akti më i lartë politik që kurorëzoi përpjekjet tona historike, sakrificën dhe synimin për të hyrë në familjen e kombeve të lira dhe sovrane. Duke falenderuar miqtë ndërkombëtarë të vendit Thaçi shkruan se pavarësia e Kosovës u njoh menjëherë nga shtetet mike më të fuqishme të botës demokratike, duke hapur perspektivë të re për qytetarët dhe institucionet në vend.

“Kosova është vend i bekuar që ka miq të fuqishëm në botë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shtetet e BE-së dhe më gjerë,” përfundon postimin presidenti Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!