Florian Kamberi nuk e nisi si titullar në takimin e djeshëm që Rangers humbi në Europa League kundër Bayer Leverkuzen. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë dhe paraqitja e tij ka rënë në sytë e të gjithëve.
Ndryshe nga se ndodhte me Grezdën, me Kamberin tifozët po tregohen pozitivë dhe këtë e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Tëitter. Janë të shumta komentet, teksa ka nga ata që kërkojnë që sulmuesi të jetë titullar me Rangers.
“Ndryshoi lojën kur hyri”, “Duket sikur vetëm Kamberi dëshiron të luajë për ne”, shkruajnë disa prej tifozëve, ndërkohë që për Rangers ka një problem. Kartoni i sulmuesit zotërohet nga Hibernian dhe ka kaluar te gjiganti skocez në huazim.
Mes klubeve duhet të arrihet një marrëveshje, pasi nuk është përfshirë në kontratë një klauzolë që i jep mundësinë Rangers ta blejë në verë. Sigurisht Hibernian shpreson që Kamberi të paraqitet sa më mirë deri në fund të sezonit, pasi edhe çmimi i tij do të rritej edhe më shumë . /abcnews.al