“Jemi të gjithë larg, por duhet të qëndrojmë të bashkuar”, mesazhi i Chiellinit

schedule12:33 - 13 Mars, 2020

schedule 12:33 - 13 Mars, 2020

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka dhënë një mesazh sensibilizimi dhe mbështetje për të gjithë të prekurit nga Koronavirus, që ka marrë qindra jetë në Itali.

Mbrojtësi italian, me anë të një video-mesazhi, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve italianë të bëjnë donacione së bashku me klubin e Juventusit, para që do të shkojnë në ndihmë të prekurve nga Koronavirusi.

“Unë gjithashtu, iu bashkova Juventusit për të mbështetur spitalet në Torino dhe Piedmonte. Edhe ju mund të kontribuoni. Jemi të gjithë larg njëri-tjetrit, por duhet të jemi të bashkuar”, tha Chiellini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!