Allajbeu: Koronavirusi na rikujtoi rëndësinë e mjekëve. Vetëkarantinimi, zgjidhja më e mirë

schedule23:10 - 12 Mars, 2020

schedule 23:10 - 12 Mars, 2020

Drejtori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Allajbeu u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët dyshojnë se kanë shenja të virusit të ri se është thelbësore të vetëizolohen në shtëpi, pasi edhe analiza nuk është 100% e saktë.

“Ka edhe një histerizëm për të bërë analizën se ka një keqkuptim sikur analiza është 100% e saktë. Normalisht analiza mban në vetvete një pasaktësi që megjithëse ty të thuhet se je negativ, ti mund të jesh pozitiv”, tha mes të tjerash Allajbeu.

Ai po ashtu theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë transparencë, pasi ka ndodhur që pacientë të infektuar me kronavirus nuk kanë treguar që kanë vizituar së fundmi Italinë. Ndërkohë shton se kornavirusi na rikujtoi rëndëisinë e mjekëve.

Pjesë nga intervista:

Klodian Allajbeu: Ka edhe një histerizëm për të bërë analizën se ka një keqkuptim sikur analiza është 100% e saktë. Normalisht analiza mban në vetvete një pasaktësi që megjithëse ty të thuhet se je negativ, ti mund të jesh pozitiv. Duke shkuar në spital përsëri nuk zgjidh asgjë. Kjo duhet trajtuar në fillim me një vetë izolim deri në momentin që pacienti në fjalë mund të suportojë ecurinë e tij normale dhe nuk ka nevojë për asistencë mjekësore duhet të bëjë një vetëizolim shumë strikt sipas rregullave që janë vendosur. Jo të gjithë e kanë atë mundësi, por nuk mund ta kërkojë atë vetë izolim në spital se nuk do e gjejë dot. Edhe një nga arsyet e kolapsimit të Italisë dhe një nga shembujt që duhet të marrim dhe nga Kina është fakti që kur është faza që ne duhet të shkojmë në spital. Mjekët janë shumë më heroikë dhe unë mendoj se pasi të kalojë njerëzimi këtë të gjithë do ulen thellë njerëzit filozofë  dhe të gjithë shtet bërësit do të mendojnë se edhe ndarja e buxhetit të një shtetit duhet të ndryshojë ku e ndan ashtu si edhe pagesat e mjekëve.

Blendi Fevziu: Ne i falënderuam sot publikisht, do i falenderojmë prapë, po përballojnë të gjithë atë situatë.

Klodian Allajbeu: Ka edhe një cinizëm ose frikë të pacientëve që janë të dyshuar dhe vijnë në spital dhe nuk tregojnë me mendjen që po nuk tregova mua do të më jepet shërbimi. Në këto ditë ka nevojë për shumë transparencë, duhet të tregojnë që kanë ardhur nga Italia.

Blendi Fevziu: Si rasti i Durrësit që nuk tregoi dhe rezultoi fatal.

Klodian Allajbeu: Ashtu si tre rastet e para. Më vonë ka qenë pas marrjes së anamnezës…Për një mjek që këtë ta zbulojë merr vetëm 2-3 minuta, patjetër që do zbulohen. Më e mira është që të ketë transparencë.

Blendi Fevziu: Është problemi i respiratorëve, të cilët sipas ministres janë rreth 130 tha ajo në dispozicion, po sipas informacioneve që kam unë në spitalet tuaja janë rreth 80?

Klodian Allajbeu: Ka edhe diçka tjetër, të gjithë marrin 127 dhe të gjithë ankohen se nuk marrin përgjigje dhe na telefonojnë. Problemi është se edhe 127 nuk do bëjë mrekulli. Mund ta marrin mesazhin, pacienti duhet të vetë menaxhojë veten. Deri në momentin që t’i i shërben vetes dhe deri në momentin që ke një ecuri jetike normale , asnjë gjë nuk mund të gjesh në spital më shumë se në shtëpinë tënde. Ky grip nuk ka asnjë trajtim mjekësor të mirëfilltë, nuk ka një protokoll.

Blendi Fevziu: Sa aparate respiratore keni në spitale?

Klodian Allajbeu: Ne këtë shifër e kemi vënë në dispozicion të autoriteteve dhe kam diçka dhe unë dua që kur ka një kaos, mirë është që çdo gjë të qendrojë e centralizuar. Këto pajisje ne ia kemi vënë në dispocion task-forcës, ministrisë së Shëndetësisë në cdo moment që do u duhen . Mund të vi radha edhe tek spitalet tona.

Blendi Fevziu: Mund t’i trajtoni ju?

Klodian Allajbeu: Ne këtë do e lëmë në dorë të autoriteteve. Të jemi si një kapacitet i shtuar. Atë investim që ka bërë sektori privat është një investim që rrallë gjendet në rajon. Çdo gjë do të jetë e kordinuar nga task-forca. Ne nuk do të krijojmë pole të veçanta.

Blendi Fevziu: Keni frikë?

Klodian Allajbeu: Normalisht është i frikshëm se është tinzar. Shumica e rasteve 85% shërohen, nuk ka nevojë për ndërhyrje. Nuk mund të merret si gjë e thjeshtë. Kujdesi që bëhet pa u sëmurur është shumë i domosdoshëm. Në rast se sëmuresh patjetër që mund të vazhdosh dhe 85% e tyre do të shërohen në shtëpi, edhe pjesa tjetër me asistencë mjekësore shërohen, 85% , por është i rrezikshëm.

Blendi Fevziu: Ndërkohë qytetarët nuk duhet të drejtohen drejtpërdrejt në spital sepse nuk zgjidhin gjë, duhet të vetë izolohen. Mos shkoni ta gënjeni doktorin

Klodian Allajbeu: Spitali ka edhe një detyrë tjetër që ka edhe pacientë që kanë urgjenca të caktuara që u duhet shërbyer. Ne nuk mund të përfundojmë në një gjendje që dikush të mos të lindë dot. Ne kemi vendosur i në spitalet tona, kemi vendosur protokollë shumë strikte që spitalin ta mbajmë të pastër. Pacientët duhet të na ndihmojë, që të mos aplikojnë në spitale deri në momentin që nuk kanë nevojë. Dhe kur ka nevojë të telefonojnë në 127./abcnews.al