“Nuk duam të rrezikojmë shëndetin e punonjësve tanë”, Armani mbyll aktivitetet në Milano

schedule13:47 - 12 Mars, 2020

schedule 13:47 - 12 Mars, 2020

Giorgio Armani ka bërë me dije se do të mbyllë të gjithë aktivitetet tregtare në Milano, për të mos  vënë në rrezik punonjësit.

Armani i ka vënë kyçin të gjitha aktiviteteve tregtare në Milano, lajmi u bë i ditur nga vetë kompania përmes një komunikimi për shtyp.  Ndërsa mësohet se do të mbyllen dyqanet e veshjeve, restorantet dhe hotelet e markës në fjalë. Kjo për të mos rrezikuar shëndetin e punonjësve.

“Duke marrë parasysh situatën në Lombardi dhe në vijim të masave parandaluese, për të mos rrezikuar punonjësit tanë bëjmë me dije se dyqanet tona, restorantet dhe hoteli në Milano do të mbyllen përkohësisht.”

Armani ishte e para shtëpi mode që e mori seriozisht situatën që në datën 23 shkurt, kur zgjodhi që në sfilatën e koleksionit vjeshtë- dimër 2020 gjatë javës së modës në Milano të mos kishte publik. Nga ana tjetër kompania dha shembullin e saj edhe me donacionet në qendra kërkimore e spitale gjatë kësaj kohe./abcnews.al