Një çift nga Italia, që kishin 60 vite të martuar, kanë ndërruar jetë pasi e humbën betejen me koronavirusin.
Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, i mbyllën sytë të martën pa patur mundësiën që të shihnin për herë të fundit djalin e tyre. Sipas mediave, burra e grua ndërruan jetë njëri pas tjetrit me dy orë diferencë.
Severa dhe Luigi Carrara i kaluan ditët e fundit të jetës së tyre në izolim, në vendlindjen e tyre në Albino, provincën veriore të Bergamos. Djali i tyre, Luca Carrara, thotë se ata u izoluan në shtëpinë e tyre për tetë ditë, pa ndihmë mjekësore, ndërsa kalonin temperaturë deri në 39 gradë celsius.
Me zemrën e thyer, djali i i tha gazetës lokale Corriere della Sera se babai i tij, Luigi, i cili punonte si murator para se të dilte në pension, u dërgua në spitalin e Bergamos të Shtunën dhe nëna e tij, Severa, shtëpiake, u pranua në të njëjtin institucion të Dielën.
Njëri ndërroi jetë në 9.15 të mëngjesit dhe tjetri në 11:00, më pak se dy orë larg nga njëri-tjetri. /abcnews.al