Bylykbashi: Votimi elektronik, prioritet i reformës zgjedhore

schedule22:18 - 16 Shkurt, 2018

schedule 22:18 - 16 Shkurt, 2018

Zyrtare, komisioni i reformës zgjedhore përcakton votimin elektronik si prioritet të tij.

Nis kështu postimi në Facebook i bashkëkryetarit demokrat të komisionit të reformës elektorale Oerd Bylykbashi, i cili shpjegon se identifikimi biometrik dhe votimi e numërimi elektronik janë sistemi i thjeshtë, transparent dhe i besueshëm që zgjedhësit, por edhe partitë kërkojnë.

Ekspertët e huaj janë të qartë, thekson Bylykbashi, kur flasin për nevojën për kujdes, por gjithsesi në mbështetje të qasjes për votim elektronik tek qendra e votimit, jo online.

Shinat për një reformë të suksesshme dhe konsensuale janë hedhur nga komisioni, sipas Bylykbashit, i cili reformën zgjedhore e sheh si më të rëndësishmen. Opozita do t’i prijë këti interesi publik, përmbyll në postimin e tij bashkëkryetari demokrat i reformës, Oerd Bylykbashi./abcnews.al