“Viktima në Durrës nuk tregoi se erdhi nga Italia”, mjeku: Ka ndodhur edhe me një rast tjetër

schedule23:00 - 11 Mars, 2020

schedule 23:00 - 11 Mars, 2020

I ftuar në “Byro politike”, me Juli Xhokaxhi, mjeku Gent Strooni dolim për situatën ekrijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Stroni vuri theksin te ndërgjegjësimi i qytetarëve në një kohë kur situata është kritike. Mjeku tha se ashtu si e moshuara në Durrës që ndërroi jetë, dhe nuk tregoi se kishte ardhur nga Italia, në fakt është një rast i përsëritur që ndodh edhe me të tjerë.

“Ju u kapët te rasti i zonjës në Durrës dhe me të vërtetë thatë se ajo nuk ka treguar që ka qenë në Itali. Këtë ndjesi ne po e shikojmë edhe te persona të tjerë. Një nga rastet që ka qenë në spital, po në të njëjtën mënyrë, pasi u përball me mjekët që kanë qenë deri diku të pambrojtur, madje edhe duke u kollitur në prani të tyre, dhe më mbrapa thotë shiko se unë isha në Itali dhe doli pozitiv.

Secili duhet të kuptojë që secili prej nesh mund të jetë rrisk për të tjerët. Mund të jesh një rrisk i shtuar edhe për familjen tënde. Do të duhet të bllokojmë që në origjinë. Të jemi të ndërgjegjshëm që secili prej nesh mund të jetë një potencial i shtuar për të bërë një shpërndarje.

Kjo është cfarë duhet të bëhet në dinamikë, që njerëzit duke u ndërgjegjësuar’, deklaroi mjeku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!