Thaçi shpërthen me akuza kundër Kurtit: Antiamerikan, gënjeshtar e frikacak

schedule20:57 - 11 Mars, 2020

schedule 20:57 - 11 Mars, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vion të hedë akuza ndaj kryeministrit të Kosvës, Albin Kurti.

Kru i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e quan “gënjeshtar e frikacak”, Kurtin.

Në postimin e tij Thaçi thekson se kryeministri po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike dhe sipas tij deklarimet e tij për “marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi” janë fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Sipas tij Kurti qëndrimin “kundër” SHBA-së, “e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë”.

Postimi i plotë:

PËRPËLITJET E KURTIT

I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.

Përqesh dhe saboton shtetin.

Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

I padinjitet.

Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.

Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.

Qesharake për Kosovën.

Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Rikujtoj:

Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.

Ishte kundër administratës Klinton.

Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.

Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.

Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.

E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

Në anën e kundërt të historisë.

Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.

Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!