Nëse në Kinë agresiviteti i virusit është ulur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjendjen aktuale në Itali. Instituti i Lartë i Shëndetit në vend njoftoi së fundmi se kurba e rasteve të konfirmuara është drejt rritjes në këto momente, sidomos në Lombardi.
Ka përhapje të epidemisë dhe në rajone të tjera, por deri më tani janë të limituara. Por, për Silvio Brusaferro, president i ISS, kjo nuk duhet t’i ngushëllojë italianët paso nuk do të thotë që situata është drejt përmirësimit.
Brusaferro u shpreh:
“Nëse grafikët nuk spostohen për një ditë, në nuk duhet të krijojmë iluzione, jemi në një betejë të vërtetë.”
Më tej kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit shtoi se masat e marra deri më tani shërbejnë për të ulur rastet e reja dhe puna duhet të vazhdojë më të njëjtin intensitet në mënyrë që ritmi i epidemisë të ulet.”
Numri i personave të infektuar me koronavirus deri më tani është 10,149 ndërsa kanë ndërruar jetë 631 persona. /abcnews.al/