Masat parandaluese për koronavirusin, Policia mbyll 522 lokale dhe 132 palestra, disko, pub-e dhe lokale me muzikë live

schedule08:52 - 11 Mars, 2020

schedule 08:52 - 11 Mars, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu  i ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për “ABC News” se masat e cituara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me anë të një telegrami i drejtohen 12 Drejtorive të Qarqeve të vendit.

“Në bazë të vendimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur që të kontrollohen në mënyrë të imtësishme të gjitha ambientet. Në të gjithë territorin janë kryer kontrolle të hollësishme. 215 patrulla policie kanë kontrolluar çdo lokal natë. Sipas burimeve të policisë pjesa më e madhe e lokaleve kanë qenë të mbyllur nga vetë administratorët. Gjithashtu nuk do të lejohen që tifozët të futen brenda stadiumeve për të ndjekur ndeshjet sportive”, raportoi gazetarja.

Policia e Shtetit: 

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!