Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, menaxheri Violi Lamaj në Milano, tha se për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe masave të rrepta të marra në Itali prej dy javësh tashmë qëndron në shtëpi.
“Kam gati 2 javë që qëndroj në shtëpi. Kjo situatë ka nisur që nga fillimi i shkurtit dhe prej dy jasvësh nuk kam kontakte më vëllain i cili ndodhet në San Siro ku situata është edhe më e vështirë.
Për shkak të punës dhe shkollës ne jemi vendosur larg njëri-tjetrit. Vëllai thuajse është izoluar totalisht.
Milano thuajse është zbrazur, në qytetin e Lombardisë ku u regjistrua edhe rasti i parë ai tha se shifran ndryshojnë dhe se nga masat e marrat shihet një frymë pozitive. Më e rëndësishme është të tregohet më shumë kujdes ngaj personave të tretë”, u shpreh ai./abcnews.al