Ndihma ekonomike në Lezhë/Banorët e larguar nga skema mësyjnë në zyra

schedule12:42 - 16 Shkurt, 2018

schedule 12:42 - 16 Shkurt, 2018

Në Lezhë banorët që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike janë të irrituar. Ata thonë se kjo është padrejtësi, dhe në mbështetje të tyre ka dalë nënkryetarja e bashkisë së Lezhës.

Kur mësuan se u larguan nga skema e ndihmës ekonomike zaptuan dyert e shërbimit.

 

Janë të varfërit në Lezhë që s’po kuptojnë çfarë u ka ndodhur.

 

Pikëzimi sipas sistemit ka larguar rreth 60% të familjeve në Qarkun e Lezhës që trajtoheshin me ndihmë ekonomike. Drejtori rajonal Keler Sufja thotë se nga skema u hoqën abuzuesit e sistemit. Por shton se ka edhe familje të ndëshkuara nga papërgjegjshmëri e administratorit social.

 

Në mbështetje të banorëve doli nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës Alfrida Marku. Ajo thotë se skema me pikëzim nuk është transparente duke kërkuar që shërbimi social shtetëror të sqarojë qyetarët.

 

Numrin më të lartë të familjeve të larguara nga skema e ndihmës ekonomike e ka bashkia Kurbin që përbën rreth 45% të totalit prej 3041 familjeve që janë lënë jashtë skemës. Sipas shërbimit social shtetëror në Lezhë, pritet që të ketë të tjera kontrolle, pasi ende besohet se ka probleme me listat e përfituesve të ndihmës ekonomike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!