Dy trajnerët e Premier League, Pep Guardiola dhe Nuno Santo, kanë folur sa i takon zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë, për shkak të Koronavirusit, që po përhapet masivisht në Euroopë dhe në Botë.
Trajneri i Manchester City dhe ai i Ëolverhampton nuk janë pro zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë, por duan ndërprerje totale të futbollit, pasi dhe lojtarët po rrezikojnë tepër.
“Pse nuk e ndaloni futbollin? Nuk po çojmë mesazhin e duhur te njerëzit. Ne që jemi në fushë dhe rreth stadiumit nuk qenkemi të rrezikuar, ndërsa tifozët po?”, tha Nuno Santo.
Ndërsa Guardiola, u shpreh: “Nëse tifozët nuk vijnë për të ndjekur ndeshjet, nuk ka sens të luajmë. Do të preferoja të mos luaja pa praninë e tifozëve”./abcnews.al
Nuno Espirito Santo and Pep Guardiola don’t want to play behind closed doors pic.twitter.com/YOlkfKjt8K
— B/R Football (@brfootball) March 10, 2020