Tottenham po has vështirësi të mëdha këtë sezon. Skuadra londineze nuk është ajo e viteve të fundit dhe as ulja e një eksperti si Jose Mourinho në pankinë nuk ka sjellë efekt pozitiv. Harry Kane dhe Son janë dëmtuar, duke dobësuar shumë sulmin e “Spurs”.
Sikur të mos mjaftonin mungesat e dy yjeve të skuadrës, tani është dëmtuar edhe Steven Bergwijn. Holandezi ishte një ndër përforcimet e merkatos së janarit dhe deri tani ka shënuar dy gola me Tottenham. 22-vjeçari holandez ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e kampionatit kundër Burnley dhe ka mbyllur sezonin.
Klubi anglez ka konfirmuar mungesën e tij të gjatë, teksa sezoni mund të cilësohet i mbyllur. Një goditje e rëndë për Mourinho para sfidës së kthimit kundër Leipzig në Champions League (sonte, ora 21:00). Tottenham ka mbetur pa qendërsulmues, pozicion në të cilin do të aktivizohet Dele Alli në ndeshjet e ardhshme. /abcnews.al