Pas njoftimit të shtimit të rasteve të prekur me virusin covid-19, Kryeministri Rama ka vendosur të mbledhë qeverinë sot në orën 15.30, e cila pritet të marrë vendime në lidhje me situatën që ka diktuar përhapja e Koronavirusit.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar të bëj thirrje për kujdes të shtuar higjeno-sanitar dhe ka bërë thirrje që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet masive.
Shqipëria ka pezulluar udhëtimet e pasagjerëve me Italinë dhe ka shtuar masat në kufijtë tokësorë./abcnews.al

