Derbi për t’u harruar për City, Pep Guardiola vendos rekordin negativ

schedule18:36 - 9 Mars, 2020

schedule 18:36 - 9 Mars, 2020

Manchester United zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ia doli të fitonte derbin ndaj City. Martial dhe McTominay ishin autorët e golave të fitores, teksa u ndihmuan edhe nga pasiguritë e portierit Ederson. Skuadra e Solskjaer “anuloi” kualitetin e Cityzens me presing dhe dëshirë të madhe.

“Djajtë e Kuq” vrapuan shumë, luajtën me zemër dhe ia dolën të fitonin derbin e dytë sezonal. Një humbje që nuk prish shumë punë për miqtë, të cilët janë të fokusuar te Champions League. Ndryshon puna për Pep Guardiolën. Disfata në derbin e qytetit vendosi një rekord negativ për trajnerin spanjoll.

Kjo ishte humbja e shtatë për skuadrën e tij këtë sezon dhe nuk kishte ndodhur kurrë më parë në karrierën e tij. Guardiola ka drejtuar më parë Barcelonën dhe Bayern Munchen, teksa City është skuadra e tretë. 49-vjeçari nuk kishte humbur kurrë kaq shumë ndeshje në kampionat dhe rekordi negativ vjen në një sfidë me rëndësi për tifozët e kampionëve në fuqi. /abcnews.al