Ardi Veliu paralajmëroi pas marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit, se institucioni që ai drejton do të kishte lëvizje në rang drejtuesish, kjo për arsye të një fryme të re në kupolën e uniformave blu. Kështu i pari që u emërua drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ishte Gjovalin Loka, i cili me herët mbante postin e drejtorit të Shkodrës. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të komanduar të Policisë së Elbasanit. Ardi Veliu ka firmosur edhe disa ndryshime të tjera. Kështu Kastriot Skënderi u emërua Drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Më herët ai ka qenë drejtues i qarkut të policisë së Gjirokastrës.
Ndryshimet
1. Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vend të Rebani Jaupit
2. Rebani Jaupi, drejtori i Menaxhimit të të Dhënave në Policinë e Shtetit
3. Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit
4. Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit
5. Enkeleda Tosku, drejtore e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, në vend të Aida Hajnajt
6. Bledar Çeliku, aktualisht drejtor i Policisë Lezhë është emëruar drejtor i Njesisë Task-Forcës së “Forcës së Ligjit”