Policitë shqiptare dhe italiane kanë arritur të shkatërrojne një grup kriminal në trafikun e kokainës dhe heroinës. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Nadir” ka përfunduar me prangosjen e 31 personave mes tyre shqiptarë, italianë dhe rumunë.
Një operacion ndërkombëtar antidrogë i kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane, çoi në pranga 31 persona. Grupi kriminal përbëhej nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë e importuar nga Spanja dhe Holanda.
Sipas policisë, grupi kriminal e tregtonte drogën në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias.
Gjatë konferencës për shtyp ishin të pranishëm përfaqësues të zyrës së interforcës italiane në Shqipëri si edhe kolegët e tyre të Romës.
Përmes kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy policive është bërë e mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie, për akuzën trafik të lëndëve narkotike.
Policia shqiptare e italiane shkatërrojnë grupin e kokainës
schedule16:01 - 15 Shkurt, 2018
schedule 16:01 - 15 Shkurt, 2018