Është mbyllur takimi mes Real Betis dhe Real Madrid, me andaluzianët që kanë shokuar madrilenët dhe i kanë mposhtur me rezultatin 2-1. Golat nga Sidnei dhe Tello zhvlerësuan golin e Benzema.
Goli i parë erdhi pas një përgjumje të mbrojtjes se Real Madrid dhe Sidnei, lëshoi një predhë nga një pozicion thuajse i pamundur, duke shtangur gardianin Courtois.
Megjithatë, 5 minuta më vonë Benzema barazoi me penallti, duke shënuar golin e 106 të tij në La Liga me fanellën e Los Blancos. Pjesa e parë, u mbyll me penallti.
Pjesa e dytë, ishte e luftuar nga të dyja skuadrat. Real Madrid vuajti në mesfushë, aty ku Nabil Fekir bëri një ndeshje të shkëlqyer për Betis. Golin e fitores do ta shënonte ish-lojtari i Barcelonës, Cristian Tello, në minutën e 82-të.
Barcelona qëndron kështu e vetme në krye pas humbjes se të besuarve të Zidane, me 58 pikë. Real Madrid mbetet në vend të dytë me 56 pikë, ndërsa Betis ngjitet në vend të 12-të, me 33 pikë./abcnews.al
La Liga, java 27
Real Betis – Real Madrid 2-1
Sidnei 40′, Tello 82′ / Benzema (p) 45′

