Drita rimerr vendin e dytë, pasi ka mposhtur sot Prishtinën me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra gjilanase ia doli të shënonte shumë shpejt me Kastriot Rexhën dhe e mbylli në epërsi pjesën e parë, kurse në të dytën vendosi baraspeshën Otto John.
Në Gjilan ishte dita e prurjeve të janarit, pasi një tjetër afrim i Dritës ia doli të shënonte në portën e Prishtinës. Bëhet fjalë për Astrit Fazliun, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe në Superiore me Partizanin dh Flamurtarin. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Dritën, që vë në presion Ballkanin kryesues.
Gjilani ka bërë një hap fals në Podujevë me Llapin, që triumfoi me shifrat 2-1. Që në fillim Ramadani realizoi me penallti, kurse më pas shkodrani Ymeri shënoi edhe golin e dytë. Nikac për miqtë ngushtoi shifrat. Skuadra e Mezanit, pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli të merrte pikë dhe zbret në vendin e tretë. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 22
Drita-Prishtina 2-1
Shënues: Rexha 8’, Fazliu 77 / Otto John 75’
Llapi-Gjilani 2-1
Shënues: Ramadani 2’ (pen.), Ymeri 35’ / Nikac 70’