Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Befason Ancelotti: Këtu jam si te Milani, asnjë skuadër tjetër nuk afrohet

schedule21:14 - 7 Mars, 2020

schedule 21:14 - 7 Mars, 2020

Carlo Ancelotti thotë se mikpirtja që ka marrë nga tifozët e Everton, është më e madhja që ka marrë në karrierën e tij 25-vjeçare. Ancelotti u emërua trajner i Evertonit përpara ndeshjes kundër Arsenalit më 21 dhjetor dhe iu dha një ovacion i vazhdueshëm pasi u prezantua me tifozët në “Goodison Park”.

Italiani është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin evropian dhe ka udhëhequr shumë klube: Milan, Real Madrid, Bayern Munchen dhe PSG. Ai ka fituar 20 trofe si trajner, duke përfshirë dhe tre tituj të Champions League.

Ancelotti tha për faqen zyrtare të klubit të Everton se ngrohtësia që ai ka marrë nga tifozët e Everton ka qenë e pashembullt. “Sinqerisht, edhe në Itali nuk kam pasur një pritje si kjo. Ndoshta vetëm në Milano kam pasur këtë lloj mikpritje. Tifozët e skuadrave të tjera ishin të mirë, por këtu tek Everton, është më e mira. Që në ditën e parë, mora një pritje fantastike”, përfundoi Ancelotti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!