Shkëputet masiv shkëmbor në aksin Berat-Poliçan, rrezik për qarkullimin e makinave

schedule14:24 - 7 Mars, 2020

schedule 14:24 - 7 Mars, 2020

Reshjet e shiut kanë vijuar që në orët e para të mëngjesit thuajse në të gjithë vendin tonë, duke krijuar probleme në disa qytete.

Situata problematike është shfaqur në aksin rrugor Berat-Poliçan ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke u përbërë një rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në këtë faqe të malit në vendin e quajtur Vodice, mungojnë rrjetat për mbajtjen e këtyre masivëve shkëmborë, të cilët shkëputen dhe përfundojne në rrugë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!