“Kloun i zi”/ Zhang rrezikon shumë, gjobë dhe gjyq me presidentin e Ligës

schedule09:18 - 7 Mars, 2020

schedule 09:18 - 7 Mars, 2020

Presidenti i Ligës italiane, Paolo Dal Pino, është i vendosur që ta padisë presidentin e Interit, Steven Zhang, pas akuzave të këtij të fundit ndaj tij. Disa ditë më parë Zhang bëri një postim në “Instagram”, duke e quajtur Pinon një klloun.

Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, italiani nuk do të lejojë që fjalët e interistit të shkojnë kot dhe do të ngrejë një proces gjyqësor ndaj tij. Flitet se Zhang dhe Interi i tij mund të gjobiten deri në 50.000 euro gjobë si dhe me një pezullim për disa kohë nga detyra e tij.

Zhang nuk i tërhoqi fjalët e tij, duke u shprehur se siguria e publikut është parësore. Ndërkohë Pino do të ngrejë padi dhe për shpifje ndaj kinezit për komentet e bëra nga ai.

ÇFARË KISHTË POSTUAR PRESIDENTI I INTERIT – “Po luani me kalendarin dhe gjithmonë e vendosni shëndetin publik si problem të dorës së dytë. Ju jeni kloni më i madh dhe i zi që kam parë ndonjëherë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Dhe çfarë tjetër? Cili është hapi tjetër?

Dhe tani ju flisni për garë dhe konkurrencë të ndershme? Po sikur ne të mos i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe t’u kërkojmë atyre të luajnë për ju 24 orë në 7 ditë të javës, pa ndalur?

Po, po ju flas ju, presidentit të Ligës, Paolo Dal Pino. Turp të keni. Është koha të ngriheni dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Kjo është ajo që ne bëjmë në vitin 2020.

Të gjithë, anembanë botës, pak rëndësi ka nëse jeni tifoz i Interit, Juventusit, apo nuk jeni tifozë fare: ju lutem jini të sigurt. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ju, familjet tuaja dhe për shoqërinë tonë”. /abcnews.al